A1 Report - Fleckenstein: "Drejtësia" e vonuar, s'ka negociata këtë vit

Report TV 2015-09-04

Views 0

TIRANE- Raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, e sheh të pamundur që vendi ynë të hapë negociatat për anëtarësim këtë vit. Në një intervistë për ?Shqiptarja.com?, Fleckenstein sqaron se një nga arsyet se pse Komisioni Evropian nuk mund të japë një rekomandim të tillë, është mosrealizimi i Reformës në Drejtësi.

Raportuesi për Shqipërinë thotë që diskutimi mes mazhorancës dhe opozitës për këtë çështje është një lajm i mirë, por shqetësim ngelet tendenca për të bllokuar këtë proces. Për z. Fleckenstein, data e hapjes së negociatave nuk është aq i rëndësishëm sa progresi i Shqipërisë, pasi sipas tij, edhe nëse ato hapen, ekonomia shqiptare nuk është gati për konkurrueshmërinë në tregun e madh të BE-së. Sa i takon çështjes së azilantëve, Fleckenstein shprehet se rritja e numrit të tyre, cenon besueshmërinë e Shqipërisë si një kandidat serioz. Sipas tij, Gjermania do t?i kthejë të gjithë, e megjithatë, BE-ja duhet ta ndihmojë Shqipërinë që të përmirësojë kushtet e jetesës për qytetarët e saj.

Share This Video


Download

  
Report form