A1 Report - Profesionali, ministri Klosi: Fluks kërkesash, hartojmë projektligj të ri

Report TV 2015-09-04

Views 132

Ministri i Mirqënies Sociale Klosi në një takim me drejtorët e shkollave Profesionale ka bërë me dije se ministria po harton një projektligj të ri sipas standarteve Europiane dhe kryesisht bazuar në modelit gjerman.

Ministri Klosi gjatë fjalës së tij nënvizoi se kërkesat e të rinjve për tu regjistruar në arsimin profesional janë rritur dhe sipas tij, vetëm dy ditët e fundit ka pasur një numër prej 2000 të regjistruar nga ku 700 janë regjistruar në Tiranë.Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi i ka bërë apel të gjithë bizneseve që të bashkëpunojnë për realizim sa më të mirë të reformës në arsimin profesional.

Klosi tha se synimi është që 50% e mësimit të zhvillohet në shkolla dhe 50% në biznese.Ai tha gjithashtu, se do të jepen bursa studimi për grupet e nxënësve në nevojë.

Një tjetër sfidë për të cilën Klosi foli gjatë takimit është ngritja e shkollave të ekselencës , që të kërkojnë të akreditohen nga sistemi europian i edukimit profesional.

Ministri tha se ?ne kemi sot bashkëpunim me qeverinë austriake, me përfaqësues e donatorë gjermanë, kemi bashkpunim me shkollat austriake si dhe shumë eksperianca të tjera që na japin shpresa se arsimi profesional në shqipëri të behet I konkurueshëm në rajon.

Nga ana e saj, zv/Ministrja e Arsimit Nora Malaj u bëri thirrje prindërve që të drejtojnë fëmijët e tyre drejt arsimit profesional.


Sakaq, ajo shtoi se arsimi profesional ka nevojë për një kurrikul të re, në kuadër të zhvillimit të këtij arsimimi të specializuar.

Nëpërmjet bashkëpunimit të Ministrive, grupeve të interesit dhe biznesve, sipas Malaj realizohen 3 indikatore, e para afrohet nxënësi me tregun e punës, nxënësi kualifikohet pranë praktikës nëpër biznese dhe rekrutimi nëpër kompani që kërkojnë këtë lloj specilaizimi do të jetë I thjeshtë për nxënësit.

Share This Video


Download

  
Report form