Vlahutin: Zgjedhjet në Shqipëri, mjaft të politizuara - Ora News- Lajmi i fundit

Ora News Lajme 2015-09-18

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe zyra e BE-së në Tiranë, e ka përshëndetur nismën e palëve politike për reformën në drejtësi.
Ambasadorja, Romana Vlahutin, e cilësoi këtë reformë një proçes serioz që ka ndihmën e ndërkombëtarëve.
Vlahutin: ?Marrëveshja mes palëve është shumë e rëndësishme për reformën në drejtësi. Ky është një proçes serioz që ka mbështetjen e plotë të komunitetit ndërkombëtar. Mendoj se është në rrugën e duhur. Është kryer një punë e mirë përgatitore, e tashmë jemi në fazën e projektligjeve?.
Për herë të parë, Ambasadorja e BE-së ka vlerësuar negativisht proçesin zgjedhor të 21 qershorit, duke e cilësuar atë mjaft të politizuar e për këtë sipas zyrtares së lartë të BE-së, përgjegjësia është e politikanëve.
Vlahutin:?Një ndër 23 rekomandimet që BE i ka përcjellë për zbatueshmëri qeverisë shqiptare, është edhe procesi zgjedhor i cili për qytetarët shqiptarë, duhet të jetë një ditë e zakonshme pushimi, ndërkohë që këto zgjedhje, duhet t?ua kthejmë vetë qytetarëve. Fatkeqësisht ky proçes është shumë i politizuar në Shqipëri, më shumë nga vetë politikanët, sesa nga qytetarët. Ndaj duhet të fillojmë të punojmë që tani në mënyrë që të jemi gati për zgjedhjet e ardhshme parlamentare?.
Deklaratat Vlahutin i bëri nga Gjirokastra.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/gjirokaster-vlahutin-zgjedhjet-ne-shqiperi-mjaft-te-politizuara/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS