TIRANE - Projektligji i qeverisë për eficencën e energjisë ka marrë kritika jo evtëm nga opozita por edhe nga përfaqësues të mazhorancës në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Deputeti Bashkim Fino, ashtu si demokrati Eduard Halimi shprehet kundër ngritjes së fondit për eficencën, ndërsa zëvendësministri i Ekonomise Bejtja vlerësoi se fondi është eficent për projekte që shfrytëzojnë energjinë e erës dhe diellit.
Deputeti Bashkim Fino e konsideron të pavend ngritjen e një fondi të tillë pasi është krijuar në 2005 dhe asnjëherë nuk ka dhënë efekte. Në këtë pikë socialisti Fino shprehu pesimizmin e tij për suksesin e këtij projekti.
Por kritikat e demokratëve shkuan më tej se ngritja e një institucion të tillë. Sipas Eduart Halimit në kushtet kur po ndërpritet energjia po futen në burg qytetarët e pamundur, qeveria hap struktura të reja për militantët e partisë.
Në fund komisioni miratoi me votat e maxhorancës dhe votat kundër të opozitës , projektligjin për eficencën e energjisë.