Report TV - Bashkim Fino: Po zhvillohet një garë e padrejtë dhe e pandershme në FSHF

Report TV 2018-05-11

Views 0

Kandidati për President të Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkim Fino, ka deklaruar se po zhvillohet një garë e padrejtë dhe e pandershme në FSHF. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Fino deklaroi se nuk janë publikuar emrat e delegatëve, duke e bërë kështu garën të pandershme.

Kandidati për President bëri thirrje urgjente që të publikohet lista e delegatëve në faqen zyrtare të FSHF, duke hedhur akuza të forta ndaj federatës se e ka organizuar shumë keq procesin e garës, ku përballë Finos është edhe kreu aktual i FSHF, Armand Duka.

Share This Video


Download

  
Report form