Rama: Brenda 5 viteve qytetarët do ta kenë shtetin në telefon

Report TV 2015-09-23

Views 0

Qeveria shqiptare nënshkroi me Bankën Botërore një marrëveshje prej 32 milionë dollarësh për reformën në shërbimet publike. Në fjalën e tij kryeministri Rama tha se projekti do të eliminojë korrupsioni si dhe dotë bëjë të mundur që të gjitha shërbimet të kryhen në mënyrë elektronike.Brënda 5 vitesh tha ai qytetari do të mund të kryejë të gjitha shërbimet publike me anë të telefonit të tij.

?Nëse duam që njerëzit të mos korruptohen, duhet të ndërtojmë një sistem që ta bëjë të pamundur korruptimin e tyre. Do të bëjmë të mundur që qytetari të shërbehet më shpejt. Për të arritur që shërbimet publike të jenë të shpejta dhe cilësore, duhet të disponojmë një bazë solide dhe të integruar të dhënash. Ky projekt do të sjellë një shndërrim rrënjësor sepse do i japë shtetit aftësi për t?i shërbyer qytetarit?, tha Rama.

Ndërkohë, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, tha: ?Kjo është një marrëveshje për të lehtësuar jetën e qytetarit dhe eliminimin e burokracive. Do të financohet ky projekt madhor që do të shkurtojë kohën e shërbimit ndaj qytetarit nga institucionet publike. Marrëveshja për 32 milionë dollarë do të shlyhet në harkun e 20 viteve, me normë nën 2%?.

Në përfundim kryeministri Rama nuk kurseu as falenderimet dhe as batutat për Bankën Botërore dhe Përfaqësuesit e saj

"Kemi ndërtuar nje dialog real kemi ndertuar një ekip të përbashkët, kemi pasur rolin tonë në rritjen e shpejtësisë së bakës botrore duhet ta themi dhe këtë , sepse BB është një lloj makinerie shmë e madhe që kilometrazhin e ka sipas rrugës ku ecën . Nëse i shtrohet një rrugë për të ecur më shpejt ecën më shpejt , nëse rruga është me gropa dhe me pengesa ecën më ngadalë"

"Ndërkohë që ne kemi shtruar me shpejtësi cdo rrugë ku makina e mankës boterore duhet të vihet në lëvizje , në mënyrë që të mos pësonim pasojat e kilometrazhit të ulët me të cilin banka u mësua vitet e fundit , jo për fajin e vet por sepse në anën tjeter skishte shpejtësi .dhe këtë besoj nuk do ta pranojnë me gojë por me vetën e tyre , e dinë dhe vete që kjo është e vërtetë. Pra e kemi bërë BB në shqipëri një institucion shumë më të shpejtë dhe shumë më eficent. kjo është merita jonë , por ishte faji ynë jo i joni por i paraardhesve tanë që bankës i ra kilometrazhi deri në zero dhe stopoi dhe shkruante raporte që gjërat po ecin mire po gjë spo duket në horizont"-tha kryeministri Rama.

Share This Video


Download

  
Report form