ÇEKI - Një skandal ka plasur në Çeki, ku vajza e presidentit Milos Zeman, është fotografuar e filmuar në një party me 'drita të kuqe'.
Katarina Zemanova, e veshur me një këmishë të bardhë dhe minifund të zezë duket se po kënaqet së bashku me shoqet e saj.
Por vetë vajza e presidentit mohon në mënyrë kategorike faktin se në këto foto dhe video është ajo. Sipas saj bëhet fjalë për një vajzë tjetër të ngjashme me të.
Por kryeredaktori i Extra.cz i cili fillimisht postoi vetëm fotot, pas deklaratave të vajzës së Presidentit shkoi më tëj duke postuar edhe videon. Paël Noëonty gjithshtu shtoi se nishanet në fytyrën e vajzës në këtë party, tregojnë se bëhet fjalë pikërisht për Katarinën.
Kjo nuk është hera e parë që familja e presidentit Milos Zeman turpërohet në publik në filmime të tilla.
Gjatë muajit maj të këtij viti, vetë Presidenti është filmuar i dehur në një ceremoni.
Ai ndihmohet nga një kardinal për të hypur një kat dhe më pas i duhet të mbështetet në mur për të mos humbur ekuilibrin.
Por sërish ky fakt u mohua duke thënë se Presidenti ishte i sëmurë me grip dhe i duheshin disa ditë pushim.