#rtvora
Një 43-vjeçar nga Fieri kishte ngritur në Belsh një bazë të shfrytëzimit të prostitucionit dhe shpërndarjes së drogës. Edmond Çipllaka u vu në pranga pas denoncimit të qytetarëve. 5 vajza të moshave të ndryshme u proceduan për ushtrim prostitucioni.
Një lokal në Belsh ishte shndërruar në bazë të shfrytëzimit të prostitucionit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Veprimtaria e paligjshme kishte rënë në sytë e qytetarëve, të cilët e kanë denoncuar në polici.
Në kuadër të operacionit të koduar "Liqeni", policia vuri në pranga 43 vjecarin nga Fieri Edmond Çipllaka, i cili dyshohet se qëndronte në krye të grupit të shfrytëzimit të prostitucionit.
5 vajza të moshave të ndryshme që shfrytëzoheshin në lokalin e Fierakut u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale "Prostitucion".
Gjatë kontrollit policia sekuestroi 14.7 gr kokainë dhe një peshore që përdorej për ndarjen e lëndës narkotike që sipas të dhënave u ofrohej klientëve.
Ndërkohë veç akuzave për prodhim e shitje të narkotikëve", "Shfrytëzim të prostitucionit" dhe "Mbajtja e lokaleve për prostitucion", 43-vjeçari akuzohet edhe fshehja e të ardhurave, pasi sipas policisë pajisur me kasë fiskale gjatë ushtrimit të aktivitetit në lokal.
Policia, thotë se vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/droge-dhe-prostitucion-ne-lokal-arrestohet-pronari
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz