A1 Report - BERZH, Rama:Ejani investoni problemet e kaluara s'përsëriten

Report TV 2015-09-24

Views 1

LONDER- Në konferencën për investimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor që organizohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Londër, kryeministri Rama ftoi investitorët e huaj, për të investuar në Shqipëri.

Rama tha se "modelit të vjetër ekonomik i ka kaluar koha dhe problemet e shkuara jo vetëm nuk do të ndodhin më por se ne jemi duke u përpjekur në strukturimin e ligjeve të nevojshme për të mos e lejuar më ngjalljen e problematikave".

Kreu i qeverisë shqiptare siguroi gjithashtu se "profili ekonomik i vendit për 20 vitet e ardhshme, ka nisur tashmë dhe se "hapi i parë ndaj kësaj faqeje të re është hapja ndaj biznesit të huaj dhe atij në vend."

Kryeministri foli gjithashtu edhe për ekonominë e rajonit të Ballkanit për të cilën shprehu bindjen se nuk duhet të ketë kufij ekonomikë midis vendeve.

Sipas Ramës: "kufinjtë nuk duhet të na ndajnë por përkundrazi, duhet të jemi të ndërgjegjshëm për krijimin e një tregu rajonal të përbashkët"- u shpreh ai.

Kryeministri Edi Rama deklaron se çelësi për të ecur përpara është zhvillimi i potencialeve të Shqipërisë duke e parë këtë në terma afatgjatë.

I pranishëm ishte dhe Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.

Share This Video


Download

  
Report form