Basha: Rama-Meta, kumbarët e tangos kriminale për CEZ-in

Report TV 2015-09-25

Views 1

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta si ortakë të lidhur pas aferës korruptive me CEZ. Nga selia blu, Basha i etiketoi dy aletatët në bashkëqeverisje si kumbarot e së njëjtës tango kriminale.

?Kjo është tangoja, tangoja kriminle që kërcëhet nga dy kumbarët që kërcnojnë godasin njëri-tjetrin por dhe mbahen fort pas njëri-tjetrit për hir të qindra milionë eurove, para të shqiptarëve ndërkohë që varferia po shkon në skaj ndërsa në krye të vendit vazhdon tango kriminale e dy kumbarëve Edi Rama dhe Ilir Meta. Megaskandali do të zbardhet, Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të qëndrojë në kthetrat e këtij korrupisoni kriminal. PD do të dorëzojë në Kuvend projektligjin për të mundësuar hetim ndërkombëtar me prokurorë të vendeve partnere atlantike?, tha Basha.

Të hënën demokratët depozitojnë dy nisma, njërën në kushtetuese për anullimin e marrëveshjes për cez dhe tjetrën në kuvend për heitmin ndërkombëtar për CEZ. Një ditë më parë kryetari i Kuvendit kërkoi që për hetimin e çështjes së CEZ të vijnë prokurorë amerikanë që të zbardhin të plotë këtë ngjarje.

Share This Video


Download

  
Report form