ÇEZ, Basha: Shqipëria zien, Rama frikë nga marrëveshja kriminale

Report TV 2015-09-30

Views 0

Partia Demokratike ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë në lidhje me aferën e CEZ. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e cilësoi çështjen e CEZ si një megaskandal i dyshes Rama ?Meta.

?Kjo është vjedhja e shekullit. Ky është pazar i ndyrë, korrupsion i padëgjuar. Qeveria Rama -Meta ia fali CEZ-it në tavolinë si mall skarco gjatë bisedimeve shumë të suksesshme që njoftoi asaj kohe ministri i Ramës. Qeveria shqiptare i kishte të gjitha letrat për të fituar 2 miliardë euro në arbitrazh. Por vendosi të kënaqte orekset e kompanisë debitore. Shqiptarët duhet të dinë se në marrëveshjen e negociuar në fshehtësi , dyshja Rama -Meta hoqi dorë nga të gjitha gjyqet civile. I akuzoj si ideues dhe autorë të kësaj marrëveshje, si dëmtues të interesit publik dhe shpërdorues të 600 mln euro të shqiptarëve?, u shpreh Basha.


Më tej Basha tha se PD do t?i shkojë deri në fund zbardhjes së megaskandalit dhe rikuperimit të dëmit që i është shkaktuar financave të vendit. Duke e konsideruar këtë aferë pazar të dy aleatëve në qeverisje, kryedemokrati kërkon konsensus në parlament për hetimin ndërkombëtar të akuzave të ngritura për aferën CEZ- DIA. Dhe duke qenë se kjo që po ndodh është një aferë kriminale, Basha kërkon sërish konsensus për ligjin e dekriminalizimit por pa dalë nga thelbi i këtij procesi.

Basha tha se Kryetari i Kuvendit , Ilir Meta është personi që ka lobuar për firmosjen e marrëveshjes së 31 korrikut 2014, pasi ka fituar shumë të mëdha nga kompania CEZ.


Sipas kryetarit të PD-së, qëndrimi i Ramës është më fyes për standardet e demokracisë.


Para seancës së të enjtes Konferenca e Kryetarëve pritet të vendosë nëse do të përfshijë në rendin e ditës sw seancës, projektligjin e opozitës për hetimin ndërkombëtar të çështjes CEZ-DIA. Një ditë më parë Kryetari i Kuvendit tha se përmes projektligjit kryedemokrati Basha nuk ka kërkuar hetim ndërkombëtar ndryshe nga kërkesa e ish- kryeminsitrit.

Share This Video


Download

  
Report form