Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Diplomat e shkollave profesionale nuk njihen në Bashkimin Europian.
Ministri i Mirqënies Sociale, Blendi Klosi, pranoi se laboratorët e shkollave profesionale janë larg standarteve të BE-së.
Klosi: ?Sot nuk ofrojmë atë sistem që duhet të ofrojmë në arsimin e mesëm profesional, sot jemi shumë larg kërkesave të kohës. Ne kemi një rritje shumë të madhe të vëmendjes për arsimin e mesëm profesional, kemi vëmendje dhe investime shumë më të mëdhaja në arsimin e mesëm profesional. Por prapë laboratoret tona janë larg laboratoreve europiane që përgatisin kuadro. Dhe kjo nuk është një histori njihet apo nuk njihet diploma.
Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, kërkoi që për këtë çështje të ngrihet një grup ndërministror.
Boçi: ?A bëni lobimet e duhura, lidhjet që këta të rinj të listohen dhe mbështeten për punësimin e tyre duke dhënë dhe garanci për diplomën që kanë marrë. Pasi duhet një komunikim ndërministror, ndërqeveritar për këtë çështje. Nuk duhet lënë gjithçka në mëshirë të fatit dhe unë shoh që i keni lënë të gjithë në mëshirë të fatit?.
Që prej ardhjes në pushtet të majtët shpallën si prioritet të qeverisjes së tyre arsimin profesional, për të orientuar forcat e punës në tregun vendas dhe të huaj.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/diplomat-profesionale-nuk-njihen-ne-be-debate-klosi-boci-ne-komision/