PD:Diplomat profesionale s'njihen në BE, Klosi: Po lidhim marrëveshje

Report TV 2015-09-29

Views 3

Njohja e diplomave të arsimit Profesional ka qenë sot tema kryesore e diskutimit në Komisionin e Edukimit e Mjeteve të Informimit publik. Deputeti demokrat Luçiano Boçi ngriti shqetësimin se diplomat e profesionalit nuk njihen ndërsa ministri Klosi sqaroi se Shqipëria po lidh marrëveshje me vendet e BE.

?Binjakëzimi e zgjidh këtë lloj çështje diferencuese midis diplomës që lëshohet në shkollat tona profesionale dhe shkollat profesionale ekuivalente evropiane.?-tha Boci.
I thirrur nga opozita për raportim mbi arsimin profesional, Klosi ritheksoi se së shpejti do të paraqitet në Kuvend dhe projektligji i r ii arsimit profesional që ka në qendër bashkëlidhjen mes shkollave e bizneseve me qëllim garantimin e vendeve të punës.

?Në radhë të parë bëhet fjalë për tregun e punës. Nëqoftëse një i ri shqiptar nuk është i aftë të nuk di të ngulë gozhdën apo të instalojë rrjetin e kompjuterët apo të japi shërbimet si infermier i rroftë diploma se nuk çan dot. Sistemi dual që po fusim në jetë është një sistem që realisht garanton atë që thatë ju vlefshmërinë e diplomës po më shumë sesa vlefshmërinë e diplomës vlefshmërinë e njohurive që ka një i ri në arsimin e mesëm profesional.?- u shpreh Klosi.

Kërkesat për arsimin profesional sipas të dhënave të ministrisë këtë vit kanë qenë shumë më të larta sesa vitet e shkuara e kjo falë frymës së re që sjell ky lloj formimi.
?Do përpiqemi që edhe nëpërmjet reformës që do të vi nga ligji i ri te bashkimi i zyrave të punës të arsimit të mesëm profesional dhe qendrat multifunksionale do të kemi mundësi që të realizojmë atë partneritetin tre palësh shkollë -biznes- tregu i punës.?-tha Klosi.

Share This Video


Download

  
Report form