Më shumë investime në infrastrukturë për të sjellë më afër zonat përret tiranës. Ky sipas kryetarit të këshillit bashkiak Aldrin Dalipi është një nga qëllimet kryesore që ka ndërmend të realizojë bashkia e Tiranës nëse do të ketë rritje të buxhetit.
I pranishëm në Biofest Ndroqi që po kthehet tashmë në një traditë për çdo njësi administrative të Tiranës Dalipi por edhe këshilltarë të këshillit bashkiak provuan prodhimet bio të zonës. Ndërkohë banorët e zonës shprehen se ditë të tilla të promovimit duhen më shpesh.
Festa e ndroqit është bashkim id y ditëve të rëndësishme, i çlirimit të Ndroqit nga pushtuesit si dhe i promovimit të prodhimeve të zonës.
?Synojme të kemi më shumë të tilla aktivitete për promovimin e cdo njësie të bashkisë së madhe. Duam të promovojmë prodhimet bio të zonës. Kemi plan të rrisim buxhetin e bashkisë për të investuar në infrastrukturën e zonave perrëth Tiranës për t?i bërë ato më lehtësisht të arritshme? ? u shpreh Aldrin Dalipi.
Kreu i këshillit Bashkiak Aldrin Dalipi ftoi të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj feste.
Një sërë aktivitetesh së bashku me panairin ku do promovohen prodhimet bio kanë nisur që prej mëngjesit të ditës së sotme.