Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ekspertët lëshojnë sinjale alarmi për rënien e vazhdueshme të eksporteve, që deri më tani kanë qenë shtyllë për ekonominë. Sipas tyre kjo nuk ka ndodhur për shkak të konjukturave ndërkombëtare, sic pretendon qeveria, por për faktorët e brendshëm. Pasi në vendet e tjera të rajonit eksportet janë rritur ndjeshëm këtë vit.
Ulja e eksporteve rrezikon ekonominë shqiptare. Ekspertët lëshojnë sinjale alarmi për rënien e vazhdueshme të eksporteve këtë vit, që deri më tani kanë qenë ndër shtyllat e vetme që kanë mbajtur në këmbë ekonominë.
Ilir Ciko, ekspert për ekonominë: Kjo është një tendencë që është vënë re gjatë gjithë këtij viti. Nuk lidhen me proceset e jashtme apo me konjukturat ndërkombëtare në ndikimin që ato kanë në ekonominë shqiptare.
Por pse ekspertët janë pesimistë?
Ilir Ciko, ekspert për ekonominë: Një trend i tillë nuk vërehet aspak në rajon. Eksportet e Kroacisë gjatë 8 muajve të fundit janë rritur me mbi 10%. Eksportet e Maqedonisë janë rritur me mbi 11%, të Serbisë mbi 9%, Bosnjë dhe Hehercegovina 9%. Kjo dëshmon se në Shqipëri ka një anomali, e cila nuk lidhet vetëm me faktorët e jashtëm, por edhe me atë sesi po funksionon ekonomia shqiptare.
Një tjetër sinjal alarmi përbën edhe rënia e tregtisë me vendet e Bashkimit Europian, që në gusht zbriti në 63% të totalit, nga rreth 67% që ishte pesha një vit më parë.
Ilir Ciko, ekspert për ekonominë: Mendoj se kjo lidhet më tepër me klimën e biznesit në vend, lidhet me burimin e biznesit për të kryer investime në një klime e cila nuk mund të quhet e favorshme për zhvillimin e biznesit.
Instituti i Statistikave ka konstatuar rënie të eksporteve pothuajse gjatë gjithë këtij viti, duke kulmuar në gusht me 17.6% kundrejt një viti më parë. Shifra këto që dëshmojnë për situatën e vështirë që po kalojnë bizneset prodhuese në Shqipëri.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/renia-e-eksporteve-ciko-jo-nga-faktore-te-jashtem-ne-rajon-jane-rritur/