Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ekspertët japin alarmin për rënien e eksporteve gjatë vitit 2015, që sipas tyre është një tregues i qartë i problemeve që po kalon biznesi dhe konkurrueshmërisë së ulët të ekonomisë shqiptare. Ata argumentojnë se në të gjitha vendet e rajonit, me përjashtim të Shqipërisë eksportet janë rritur, pavarësisht konjukturave të tregjeve ndërkombëtare, në të cilat ka rënë çmimi i naftës dhe mineraleve.
Rënia e eksporteve me 4.9% gjatë vitit 2015 shihet me shqetësim nga ekspertët, të cilët japin alarmin për problemet që po kalon biznesi dhe uljen e konkurrueshmërisë së mallrave ?Made in Albania?.
Ilir Ciko, ekspert për çështjet tregtare: Unë e vlerësoj si shqetësuese dhe alarmuese do të thosha rënien e eksporteve. Poqe se shikojmë atë se ccfarë ndodh me vendet e rajonit, nuk na paraqitet e njëjta situatë. Të gjitha vendet e rajonit kanë pasur një rritje positive eksporteve, përjashtuar Malin e Zi dhe Shqipërinë. Unë do të doja ta shpjegoja jo vetëm me konjukturën e pafavorshme të cmimeve në tregjet ndërkombëtare për produktet që ne importojmë dhe eksportojmë, por edhe me një nivel të pakënaqshëm të aktivitetit ekonomi brenda vendit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/ekspertet-biznesi-ne-veshtiresi-ka-rene-konkurrueshmeria/