TIRANË - Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka folur për një skemë kriminale siç e cilëson ai të 9 kompanive të kontraktuara nga CEZ për mbledhjen e borxheve që shqiptarët dhe kompanitë publike i kishin Operatorit të Shpërndarjes. Më konkretisht, sipas Braçes të paktën 2 kompani shqiptare nga 9 që u kontraktuan (7 shqiptare dhe 2 çeke) me paratë e mbledhura nga qytetarët shqiptarët kanë shlyer borxhet që pronarët e këtyre kompanive i kishin prej muajsh CEZ-it nga biznese të tjera që ata drejtojnë.
Sipas deputeti të mazhorancës, dy kompanitë e kontrolluara nga i njëjti pronar, (CE2 Services dhe CE2 Debt Management) mblodhën nga shqiptarët, institucionet buxhetore e jo buxhetore dhe kompanitë publike 854. 557. 579 lekë të reja dhe përfituan për vete me përqindje që shkonin nga 32-49%: 325. 186. 975 lekë të reja.
?Kompanitë e mbledhjes së parave të faturave të energjisë elektrike, CE2 Services dhe CE2 Debt Management, kanë kredituar përfitimet e tyre nga kontratat me CEZ, tek kompanitë debitore të mësipërme dhe, me këto para janë "shlyer me kompensim" paratë e papaguara prej tyre të energjisë elektrike?, thotë Braçe.
Këtu deputeti i shumicës rendit ?Albanian Chrome?, ?Mane TCI?, ?Euromax Delhaize? dhe qendrën tregtare ?TEG?. Sipas dokumenteve të publikuara, 27 milionë lekë të reja janë në total faturat e pashlyera të këtyre bizneseve ndaj kompniasë CEZ.
Përmes një statusi të gjatë në rrjetin social Facebook, të cilin e ka mbështetur me dokumentet që tregojnë debitë e këtyre bizneseve ndaj CEZ-it, Braçe thotë se tre nga kompanitë shqiptare për mbledhjen e borxheve ishin të të njëjtit pronarë, ndërsa të gjitha të tjerat kishin ?lidhje te forta me zyrën publike e private të Sali Berishës e ministrave të tij?.
Edhe administratori i përkohshëm i emëruar në 2013 nga ish-kryeministri Berisha pas largimit të CEZ nga vendi ynë, sipas deputetit të PS, - është i përfshirë në këtë skemë kriminale, siç ai e quan. Braçe thotë se administratori ka pasur prioritet shlyerjen e parave për kompanitë e mbledhjes se borxheve.
?Administratori i përkohshëm, zotëruesit e dy kompanive të kontrolluara nga e "njëjta dorë" dhe vetë "dora" kanë ndërtuar një skemë sipas së cilës, me paratë e përfituara si përqindje përkundër shumave të mbledhura nga shqiptarët, institucionet buxhetore e jo buxhetore, kompanitë publike, kanë paguar faturat e papaguara prej muajsh të energjisë elektrike të kompanive të tjera që kishin në zotërim. E kuptuat? Kompania CEZ, nën hyqmin e Sali Berishës, zyrës se tij publike e private, ka kontraktuar ne Mars, Prill, Maj 2012 kompani për mbledhjen e parave nga faturat e papaguara të energjisë të cilat, zotëroheshin apo ishin të lidhura me "pronarë" që nuk paguanin për vete energjinë e konsumuar nga disa kompani të tyre!!!!, - shkruan Braçe.