Peleshi: Pajisja me NIPT nuk ngarkon me asnjë kosto shtesë fermerët- Ora News

Ora News Lajme 2015-10-19

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një takim me fermerë të Korcës Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka deklaruar se pajisja me NIPT nuk u kushton asgjë, ndërsa përfitimet janë të mëdha. Peleshi iu përgjigj edhe ish-ministrit të FInancave Ridvan Bode i cili gjatë protestës së fermerëve para Kuvendit të enjten e kaluar tha se prodhimet bujqësore të tyre kanë mbetur stok.
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi në një takim me fermerë të Korcës deklaroi se pajisja me NIPT nuk ngarkon me asnjë kosto shtesë fermerët, por e bën atë pjesë të sistemit formal të ekonomisë dhe rrit mundësitë e daljes lirshëm në treg.
?Të jesh sot një fermer me NIPT do të thotë se je futur në sistemin formal të ekonomisë shqiptare dhe të bujqësisë në rastin konkret, do të thotë që ke mundësi të shesësh lirshëm produktet e tua, por mbi të gjitha t?i shesësh ato me kosto zero. Siç e dini, Tatimi i Vlerës së Shtuar rimbursohet në masën 100%. Kështu që kostoja e fermerit të pajisur me NIPT është zero, ndërkohë përfitimet janë të mëdha.?
Peleshi iu përgjigj ish-minsitrit të Financave, Ridvan Bode duke deklaruar se ka spekuluar në lidhje me shitjen e prodhimeve të fermerëve të kësaj zone, pasi sipas tij ka dyfishim të eksportit të tyre.
?Është për të ardhur keq të shikosh ish ministrin e Financave, tetë vjet në detyrë të dalë kundër nismës sonë për formalizimin e bujqësisë. Është për të ardhur keq kur spekulohet me shitjen e prodhimeve, ndërkohë që këtë vit, ne kemi shifrat këtu, pothuaj është dyfishuar eksporti i shumë prej prodhimeve tona, duke filluar nga molla, nga kumbulla që është shitur plotësisht. Eksportet janë dyfishuar, gjë që tregon se jemi në një vit të mirë. Nuk mund të themi se kemi arritur përsosmërinë. Sistemi i ekonomisë bujqësore sapo ka filluar të konsolidohet, por ajo që dëshiroj të them është që ne nuk jemi për zgjidhje elektorale apo afatshkurtra të shitjes së prodhimeve.?
Në takim u diskutua për disa probleme të fermerëve që lidhen me rritjen e kapaciteteve magazinuese e frigoriferike, modernizimin e mekanikës bujqësore, dhe rritjen e konkurrueshmërisë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/peleshi-pajisja-me-nipt-nuk-ngarkon-me-asnje-kosto-shtese-fermeret/

Share This Video


Download

  
Report form