#oranews #koncesion #karburanti
Koncesioni për kalibrimin e pompave të furnizimit të automjeteve me karburant do të merret në konsideratë prej qeverisë. Zëvendësministrja e financave Albana Shkurta në komisionin parlamentar të veprimtarisë prodhuese, shprehet se me këtë veprim nuk do të ketë kosto shtesë për konsumatorët. Për të ilustruar ndalimin e lejeve të konsideruara të padrejta ajo solli në vëmendje dhe anulimin e koncesionit të llixhave në Peshkopi.
Albana Shkurta: Koncesioni për llixhat nuk është dhënë, ky është informacioni që kemi. Sa i përket informacionit tjetër në lidhje me pompat, nuk është parashikuar tarifë shtesë.
Në komision deputetët kanë diskutuar mbi draftin për ndalimin e koncesioneve me ofertë të pakërkuar, të cilin opozita e cilësoi si një shoë.
?Këtu po flasim për PPP, të gjitha të garantuara me paratë e shqiptarëve dhe që do paguhen me paratë e shqiptarëve. 2.2 deri 2.5 herë më shtrenjtë është kosto totale, përfshirë interesat e kredive që do merren nga privati, por do paguhen nga buxheti i shtetit."
Por për zv.ministren Albana Shkurta këto ndryshime janë të domosdoshme dhe janë bërë edhe me rekomandim të FMN dhe BB.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nafta-me-koncesion-kalibrimi-i-pompave-te-karburanteve-nuk-sjell-kosto-shtese
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz