Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, denoncoi sot imlikimin në trafik droge të dy drejtorëve të policisë në Korçë dhe Gjirokastër, Ajet Zyberi dhe Arianit Arapi.
Nga selia blu, Basha tha se lidhja e tyre me krerë të trafikut të drogës është dokumentuar edhe nga partnerët.
Basha: ?Publikojmë sot fakte të dokumentuara po kështu nga partnerët, për faktin se dy Drejtorë të tij të policisë në Korçë dhe Gjirokastër janë të implikuar drejtëpërdrejt në trafikun e drogës, Ajet Zyberi dhe Arianit Arapi janë dokumentuar përsëri nga partnerët si shërbëtorë të krerëve të trafikut të drogës, si njerëz në dispozicion të biznesmenëve të hashashit?.
Basha i kujtoi Kryeministrit edhe denoncimet e PD-së ndaj Ministrit Tahiri për lidhje me trafikantët e drogës. Dhe duke ju referuar edhe denoncimeve të sotme, Basha pyet Ramën nëse është prapë krenar.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/basha-drejtoret-e-policise-ne-korce-dhe-gjirokaster-te-perfshire-ne-trafik-droge/