Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 2- 3 kilometra vijë bregdetare në plazhin e Durrësit është ndotur nga një sasi e konsiderueshme hidrokarburesh që është derdhur në det.
E gjithë vija bregdetare nga pista ?Iliria? deri në sektorin Apollonia është mbuluar nga ndotja masive, ndërkohë që në zonë ndihet era e rëndë e hidrokarbureve.
Nuk dihet cila anije ka shkarkuar sasinë e madhe të hidrokarbureve, por ministri i Mjedisit Lefter Koka në një intervistë ekskluzive për Ora News tha se njëra prej dy anijeve që ndodheshin në rad mund të kenë bërë derdhjen.
Ndotja është konstatuar nga qytetarët rreth orës 10:00 të paraditës të cilët kanë bërë dhe denoncimin në polici.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ndotje-masive-ne-bregdet-sasi-karburanti-eshte-hedhur-ne-det/