Vihen ne pranga 7 persona, nder ta 4 doganiere për kontrabande karburanti dhe mallrash.
Gjate operacionit "Siguria" policia e Durrësit ka arrestuar shtetasit Selman Doçi, Ylli Troplini, Artur Mustafa dhe Klodian Hallullaj, doganiere ne sektorin e Porto Romanos ne Durrës. Sipas policisë se Durrësit, ata kane bashkëpunuar me 3 punonjës ne firma karburantesh, tashme edhe ata ne pranga, te cilët kane kaluar kontrabande një sasi te konsiderueshme karburanti. Arrestimet vijnë pas një muaj hetimesh, ndërsa policia po verifikon nëse ne këtë vepër penale janë te përfshirë edhe persona te tjerë.