Kosovë, 9 deputetë në pranga - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-15

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas bllokimit të kuvendit nga përdorimi i gazit lotsjellës, policia në Kosovë arrestoi gjate natës dhe Glauk Konjufcën, kreun e grupit parlamentar te Vetëvendosjes, si edhe katër deputetë të tjerë. Konjufca akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Mes ligjvënësve të ndaluar ishte dhe Fisnik Ismaili e Faton Topalli, te cilët shkelen masën e arrestit shtëpiak, nënkryetarja e kuvendit, Aida Dërguti për hedhje te gazit në mbledhjen e kryesisë dhe deputetja Besa Baftiu. Më herët u ndaluan dhe katër deputetë të tjerë, tre prej të cilëve nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Përmes një reagimi të saj, opozita në Kosovë e ka cilësuar si shtypje të aktivitetit të saj politik përmes ushtrimit të dhunës policore. Lëvizja Vetëvendosje thekso se uniformat blu po përdoren verbërisht si vegël kundër opozitës. Por kjo parti ka thënë se pavarësisht presionit, opozita nuk do të ndalet. Deputetet e tjerë do të vijojnë të mbrojnë vendin nga dy marrëveshjet me Serbinë për bashkësinë e komunave serbe dhe Malin e Zi për kufirin. Ndërkohe përfaqësuesit e qeverise kane lëne te hapur mundësinë per dialog. Zv/kryeministri Hashim Thaçi propozoi mbajtjen e nje séance te posaçme per diskutimin e krizës politikes ne vend.

Share This Video


Download

  
Report form