Fullani serish guvernator - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 8

Ardian Fullani dekretohet për te dytën here qe te drejtoje Bankën e Shqipërisë. Një jave pasi parlamenti miratoi anëtaret e rinj te bordit mbikëqyrës te Bankës së Shqipërisë. Presidenti i republikës dekretoi Fullanin ne postin e guvernatorit te bankës se Shqipërisë.
Ndryshe nga kandidati i presidentit për kryetarin e KLSH; ky emërim pritet te miratohet pa debate nga mazhoranca e cila ka deklaruar publikisht se e vlerëson punën e Fullanit ne krye te bankës. Kundër zgjedhjes se kreut te shtetit këtë here ka dale PS. Nëpërmjet një deklarate për shtyp kreu i Ps Edi Rama ka theksuar se Fullani është kandidatura me e gabuar për këtë post dhe Ps do te votoje kundër tij. Sipas Rames mundësia e një mandati të dytë për zotin Fullani, është pamundësi për të riparuar dëmet e konsiderueshme të mandatit të tij të parë. Kjo deklarate gjithsesi është e kundërt me atë te pak javëve me pare te Gramoz Rucit,i cili u pyet pikërisht për këtë çështje ne studion e "Vizion Plus". Por megjithe votën kundër te opozitës Fullani duket se do ta ketë te lehte te votohet. Nisur nga baza ligjore,neni 161 i kushtetutës i njeh te drejtën e emërimit presidentit. Ndërsa ne nenin 53 te ligjit për Bankën e Shqipërisë,thuhet se Guvernatori zgjidhet nga kuvendi me propozim te presidentit për 7 vjet me te drejte rizgjedhjeje,qe do te thotë se zoti Fullani votohet me shumice te thjeshte. Ardian Fullani ka një diplome ne finance dhe një ne drejtësi; Ne 92 ai ka qene Zëvendësguvernatori i Bankës së Shqipërisë e në vijim Drejtor i Departamentit të Jashtëm. Fullani ka punuar edhe ne bankën Italo-Shqiptare si dhe ka qene President i Shoqatës Shqiptare të Bankave. Ne 28 tetorin e vitit 2004 Fullani u zgjodh për here te pare guvernator i Bankës se Shqipërisë.

Ardian Fullani enacted a second time to lead the Bank of Albania. A week after parliament approved the new members of the supervisory board of Bank of Albania. President of the Republic decreed Fullani in the position of governor of the Bank of Albania.
Unlike the president's candidate for President of the SAI, this appointment is expected to be adopted without debate by the majority which has stated publicly that he appreciates the work of Fullani at the top of the bank. Against the head of state election this time has come SP. Through a press release SP leader Edi Rama said that Fullani is the wrong candidates for the post and Ps will vote against it. According to Rama possibility of a second term for Mr. Fullani, is unable to repair the considerable damage to his first term. This statement however is opposite to that of a few weeks ago to Gramoz Ruchi, who asked for this issue in studying the "Vision Plus". But despite the opposition vote against Fullani is likely to be easier to vote. Given the legal basis, Article 161 of the constitution recognizes the right of appointing president. As in Article 53 of Law on the Bank of Albania, said that the Governor is elected by Parliament with the proposal of the President for 7 years with th...

Share This Video


Download

  
Report form