http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ardian Fullani nuk ndalet. Në përfundim të procesit gjyqësor, ai ka bërë një kërkese surprizë: të kthehet në detyrën e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Gjatë konkluzioneve përfundimtare, avokatja Erinda Ballanca tha se Fullani duhet të marrë edhe një dëmshpërblimin monetar prej 350 milionë lekësh, si te ardhura të munguara nga puna, e po ashtu edhe 150 milion lekë për shkak të dëmit psikologjik dhe moral. Në total, vlera që pretendon Funllani është 500 milionë leke. Kërkesa e avokates bazohet tek një raport i psikologes Jonida Haxhiu. Ajo ka vërejtur se shkarkimi nga detyra që i bëri Kuvendi në shtator si dhe burgosja, kanë rënduar anën psikologjike të Ardian Fullanit. Në fashikullin gjyqësor të depozitua në Gjykatën Administrative, thuhet se, ish-guvernatori ka pasur mungesë oreksi, luhatje të gjendjes psikologjike, si edhe gjendje ankthi pas burgosjes 2 javore. Por përfaqësuesit e Kuvendit dhe të Bankës së Shqipërisë, theksuan në gjyq se kërkesa për dëm psikologjik të Fullanit nuk është paraqitur në afatin kohor të parashikuar në ligj dhe se shkarkimi i tij u bë në bazë të relacionit të paraqitur nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Në përfundim të procesit gjyqësor, avokatja Erinda Ballanca ka përsëritur kërkesën për rikthimin në detyrë të Fullanit. Vendimi përfundimtar ndaj ish-guvernatorit Fullanit do të jepet më 2 qershor. - See more at: http://vizionplus.al/fullani-me-riktheni-ne-detyre/#sthash.l1tF8ufG.dpuf