E konsideruar si vepra me e vjetër letrare shqipe, e gjetur deri me sot, "Meshari" i Gjon Buzukut, do te vije ne atdhe, me rastin e 100 vjetorit te pavarësisë.
Te paktën, këtë ka deklaruar presidenti i këshillit papnor për kulturën ne Vatikan, kardinali Giandranco Ravasi. I ndodhur ne Tirane, ai është shprehur se kjo kërkese e ministrisë shqiptare te kulturës ka bere qe biblioteka e Vatikanit, ku ndodhet kopja e vitit 1555, te nise procedurat. Kardinali, është pritur nga ministri i kulturës Aldo Bumci, si pjese e një sere aktivitetesh qe do te zhvillohen ne Tirane me temën"Oborri i Paganeve", një konference qe do te prek heshtjet e besimit dhe jo besimit