Rruga “Faik Konica” në Tiranë kthehet në pedonale - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-08-16

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një tjetër rruge ne Tirane kthehet ne pedonale. Segmenti qe lidh stadiumin ?Qemal Stafa? me fakultetin e gjeologjisë tashme është shtruar me kalldrëm dhe mermer . Kryebashkiaku Veliaj tha se një nga rrugët me te veçanta te kryeqytetit.



?Kjo është pa dyshim një nga rrugët më të bukura të Tiranës. Siç thoshte Faiku i madh, ?Shqipërinë s?e kuptova ndonjëherë?, shumë herë kemi pasur momente të tilla kritike në këtë rrugë, ku përpjekja për të bërë trotuare haste rezistencën e dikujt që duhej të tërhiqte pak avllinë e vet, dhe nevoja për një korsi biçikletash haste rezistencë nga i forti i lagjes, i cili thotë: Range im meriton të ketë gjithë hapësirën e mundshme. Në fakt, në një qytet demokratik, ka hapësirë edhe për Range, edhe për biçikletat, edhe për të vënë tavolinat për kafe, por edhe për një trotuar ku nënat me fëmijë, të moshuarit apo paraplegjikët me karrocë, të kenë mundësi për akses?.



Përmes pajisjeve qe shërbejnë për ndalimin e lëvizjes se makina, segmenti kthehet tërësisht ne funksion te këmbësoreve por do te shërbejë edhe si hapësirë për panaire te ndryshme.



?Për të gjithë ata që duan të shohin vizionin se si e planifikojmë Tiranën, një rrugë e tillë e cila mund të kthehet dhe të konvertohet edhe në hapësirë pedonale me piston për të pasur një panair ushqimor, një treg fshatar, gjatë fundjavave, pra për t?i pasur rrugët shumë përdorimëshme, jo vetëm si pista për të xhiruar gomat, por edhe si hapësira ku komuniteti mund të mblidhet dhe nga rrugë mund të rikthehet në piacë, në një piacë lineare, ku njerëzit kalojnë kohën e tyre të lirë?.



Rruga ?Faik Konica? është e para e një pakete rrugësh qe do te shtrohen me kalldrëm dhe mermer.

Share This Video


Download

  
Report form