"Gërdeci", fillon mbrojtja - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 1

Procesi për tragjedinë e Gërdecit ka vijuar këtë te mërkurë me paraqitjen e konkluzioneve te mbrojtjes. Nga 29 te pandehurit e akuzuar për tragjedinë, vetëm Sokol Ngjeçi ishte gati për te paraqitur konkluzionet e mbrojtjes.
Me ane te avokatit te tij Nik Progni, Ngjeci kërkoi shpalljen e tij te pafajshëm dhe rrëzimi nga gjykata te kërkesës se prokurorisë për ta dënuar me 23 vite burg. Ne argumentimin e tij, avokati Progni u shpreh se ish-specialisti i MEIKO-s nuk duhet te cilësohet fajtor për akuzën e vrasjes masive me dashje te me shume se dy personave. "Fajësia provohet nëse i pandehuri do te kishte dijeni për ngjarjen qe do te ndodhte, - ka vijuar Progni, - ai nuk e ka ditur se çfarë do te ndodhte ne 15 mars 2008 dhe rrjedhimisht nuk mund te themi se ai është fajtor për vrasje me dashje." Lidhur me akuzën tjetër, atë te shpërdorimit te detyrës, avokati Progni deklaroi se ajo nuk qëndron. Sipas tij, Ngjeçi ka qene i punësuar me kontrate 3 mujore ndërsa ne kohen kur ka ndodhur ngjarja, atij i kishte përfunduar kjo kontrate. Pas dëgjimit te konkluzioneve, gjykata e shtyu seancën për ne datën 23, kur pritet te vijohet me pyetjen e dëshmitarëve te tjerë. Një seance me pare Prokuroria kërkoi penalizimin e 28 nga 29 te pandehurve, te akuzuar për tragjedinë, ku për tre prej tyre kërkoi dënimin maksimal me burgim te përjetshëm.

Process for Gerdec tragedy has continued this Wednesday with the presentation of the conclusions of the defense. Of 29 defendants accused of tragedy, only Ngjeci Sokol was ready to present the conclusions of the defense.
Through his lawyer Nick Progni, Ngjeci asked to declare it and crash innocent by the court to request that the prosecutor sentenced to 23 years in prison. In his argument, counsel stated that Progni former Meiko's specialist should be considered not guilty to charges of deliberate mass murder of more than two persons. "Guilt is proved if the defendant would have notified the event that will happen, - continued Progni, - he did not know what will happen on March 15, 2008 and therefore can not say that he is guilty of murder knowingly. "Regarding the other charges, that of abuse of office, Progni lawyer stated that she is not. According to him, Ngjeci has been employed with 3-month contract and the time it happened, he had completed this contract. After hearing the findings, the court postponed the hearing on 23, it is expected to continue with the questioning of other witnesses. A first session with the Prosecution sought to penalize the 28 of 29 defendants accused of tragedy, where the three of them sought the maximum sentence of life imprisonment.

Share This Video


Download

  
Report form