Pas incidentit të një nate më parë, ku në tentativë për largimin e një barrikade rrugore në pjesën veriore të Kosovës mbetën të plagosur 21 ushtarë të KFOR-it, sot situata duket e qetë. Serbët e veriut të Kosovës kanë përforcuar barrikadat dhe duken të vendosur në synimet e tyre për të mos lejuar kalimin e automjeteve në pjesën veriore. Ndërkohë, ish-anëtari i ekipit ndërmjetësues të Bashkimit Evropian në negociatat për statusin e Kosovës, Albert Rohan i ka cilësuar iluzione deklaratat e serbëve të veriut për shpallje të pavarësisë së tri komunave me shumicë serbe. Duke komentuar publikimin e deklaratës së pavarësisë së serbëve të veriut vetëm pak ditë më parë, Rohan tha se këto ambicie janë të dështuara. Në një intervistë për RTV21, Rohan ka deklaruar se veriu i Kosovës nuk duhet të ketë më shumë se sa ofron Pakoja e Ahtisaarit. Ai ka inkurajuar vazhdimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, ndërkaq e ka vlerësuar pozitiv dhe model europian menaxhimin e integruar të kufijve. Teksa Serbia vijon të mos ndryshojë qëndrim përsa i përket statusit të Kosovës. Kryeministri serb Mirko Cvetkoviç, i pyetur në parlament, tha se qeveria e tij nuk do të bëjë asnjë hap përpara në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Cvetkoviç u shpreh se bisedimet me Prishtinën ishin të vështira, por në asnjë pjesë të tyre nuk përfshijnë njohjen e Kosovës nga Serbia.
After the incident the night before, which attempted to remove a road barricade in the northern part of the injured were 21 KFOR soldiers, today the situation seems calm. Serbs in northern Kosovo have reinforced roadblocks and look in their set not to allow passage of vehicles on the north. Meanwhile, former team member of the European Union mediator for Kosovo status talks, Albert Rohan has set illusions statements northern Serb declaration of independence of the three municipalities with a Serb majority. Commenting on the publication of the declaration of independence of the Serb north a few days ago, Rohan said that these ambitions are unsuccessful. In an interview for RTV21, Rohan said that northern Kosovo should not be more than the Ahtisaari package offers. He encouraged the continuation of dialogue between Pristina and Belgrade, while the estimated positive and the European model of integrated border management. As Serbia continues to not change his position concerning the status of Kosovo. Serbian Prime Minister Mirko Cvetkovic, asked in parliament, said that his government will not make any step forward in recognizing the independence of Kosovo. Cvetkovic said that talks with Pristina were difficult, but in no part of them do not include recognition of Kosovo from Serbia.