Prokuroria e Tiranes ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar ne gjykate dosjen për skandalin me naftën "Vergin", te denoncuar pak muaj me pare nga ish Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikes Dritan Prifti. Hetimet kane zgjatur rreth një vit dhe ne përfundim prokuroria ka dërguar për ndjekje penale 16 te pandehur, mes te cilëve edhe shoqërinë "Euroil Sha" me pronar biznesmenin Hajri Elezaj, i cili se bashku me biznesmenin tjetër Iljaz Fisheku janë dy nga te pandehurit kryesor. Mes te akuzuarve janë edhe ish punonjës te doganave tatim taksave si dhe shofere, te cilët kane kryer transportimin e naftës "Vergin". Ne dosjen e siguruar nga "Vizion Plus", thuhet se për biznesmenin Hajri Elezaj, i cili është shpallur ne kërkim pasi u arratis teksa ndodhej ne arrest shtëpiak, prokuroria ka ngritur akuzat e mashtrimit me pasoja të renda, falsifikimit të produkteve, falsifikimit te dokumenteve dhe te largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit. Ndërsa biznesmeni tjetër Iljaz Fisheku do te përgjigjet vetëm për akuzën e mashtrimit. Për te njëjtën akuze do te gjykohet edhe i pandehuri tjetër Bledar Rama. Ndërsa Edmond Ferraj doganier ne Vlore si dhe Arian Daci punonjës i antikontrabandes do te gjykohen për "falsifikim te dokumenteve". I vetmi i pandehur që akuzohet për shpërdorim detyre është Dashamir Kasaj inspektor ne drejtorinë tatimore. Ndërsa 9-te persona te tjerë do te gjykohen për moskallëzim të krimit. Ne kërkesën për gjykim thuhet se referuar kontratave te lidhura qe nga viti 2009 mes "Armo Sha" dhe "Euroil Sha" rezulton se kjo e fundit ka blere sasira te konsiderueshme te naftës "Vergin", deri ne 17 mije ton, me qellim te vetëm eksportimin jashtë vendit por nga verifikimet e kryera e gjitha sasia e naftës rezulton se është tregtuar ne Shqipëri dhe kjo duke falsifikuar dokumentacionin. Madje firma ka fituar edhe pers rimbursimit te TVSh-se. ne total, demi i shkaktuar shtetit nga mos shlyerja e detyrimeve arrin ne afro 1.1 miliardë leke. Dosja e cila ka mbërritur mesditën e se martës ne gjykatën e Tiranes pritet te hidhet ne short duke caktuar kështu trupin gjykues. Të gjithë të pandehurit do te gjykohen ne gjendje te lire përveç Hajri Elazajt i cili është shpallur ne kërkim.
Tirana Prosecution has completed investigations and submitted to the court file to the oil scandal "vergin", to denounce a few months ago by former Minister of Economy and Energy Dritan Prifti. Investigations have lasted about a year and finally sent for prosecution prosecution of 16 defendants, among them the society "Euroil Sha" the businessman owner Elezaj Hajri, who along with another businessman Iljaz cartridge are two of the main defendants. Among the defendants are former employees of customs and tax drivers, who have carried out the transportation of oil "vergin". We file provided by the "Vision Plus" Hajri said that Elezaj businessman who is wanted after escaping house arrest as he was in, the prosecution has filed fraud charges with serious consequences, product counterfeit...