KQZ i hap "rruge" referendumit për plehrat - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 0

Me këtë votim Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka pranuar kërkesën e "Aleances kundër importit te mbetjeve", për tu pajisur me formularët që do ti hapin rruge mbajtjes se një referendumi kombëtar, nëse duhet apo jo te shfuqizohen disa nene te ligjit për menaxhimin e mbetjeve. Por problemi që detyroi opozitën dhe këtë aleance, ta cilësoje procesin si të paragjykuar, lidhej me domosdoshmërinë e disponimit të fotokopjes se çdo karte identiteti , të firmëtarevë. 50 mije firma, do te duhet te mbledhë aleanca kundër importit te mbetjeve për te shfuqizuar 2 nenet e këtij ligji. Kundërshtimi i tyre lidhet pikërisht me importimin e plehrave ne vend, qe sipas nismëtareve te referendumit dëmton jo vetëm mjedisin, por dhe shëndetin e te gjithë shqiptareve.

Share This Video


Download

  
Report form