Transformimi i votës pro "Metës" - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 3

Megjithëse fitoi pafajësi procesi gjyqësor ndaj ish-zv/kryeministrit Ilir Meta do te mbahet mend për faktin se për here te pare Prokuroria e dërgoi çështjen deri ne pretence dhe madje kërkoi dënim me burg për një zyrtar te larte te këtij niveli, ndërsa po për here te pare gjyqtaret e Gjykatës se Larte u shprehen me unanimitet te plote për një vendim kur i akuzuari është një politikan. Çështja u hetua e gjykua mbi bazën e denoncimit publik te deputetit Dritan Prifti, dikur bashkëpunëtor i zotit Meta, ndërsa tashme "kundërshtari" kryesor i tij. Kolegji Penal u drejtua nga gjyqtaret Ardian Dvorani kryetar, me anëtarë Arjana Fullani, Majlinda Andrea, Gani Dizdari e Guxim Zenelaj, ndërsa akuza përfaqësohej nga dy prokuroret Bujar Sheshi dhe Anila Leka. "Ndarja" e trupit gjykues për fajësinë ose jo te Metës është pare gjate seancave gjyqësore, apo edhe tek vendimet e ndërmjetme, ku "shumica" i ka takuar gjithmonë Metës. Një nga momentet kyçe për çështjen ka qene vendimi për rrëzimin e ekspertimit te videoregjistrimit nga amerikani Glen Bard. Kolegji ka qene i ndarë ne këtë vendim, ku mësohet se te paktën një nga anëtarët e trupit gjykues ka pranuar se ekspertimi amerikan është i sakte dhe brenda parametrave ligjore, ashtu siç kërkoi edhe Prokuroria. Vendimi i dyte i ndërmjetëm qe ka pasur edhe mendime ndryshe tek anëtarët e Kolegjit Penal, ka qene riekspertimi i videos "Meta-Prifti". Gjyqtaret kane pasur dy mundësi, ose te caktonin eksperte shqiptare, ose videoregjistrimi t'i besohej eksperteve ndërkombëtare, kërkesë kjo e prokurorit Bujar Sheshi. Edhe ne këtë rast, pas diskutimesh ne dhomën e këshillimit, anëtarët e Kolegjit Penal me 3 vota pro e 2 kundër vendosen te pranonin "propozimin" e mbrojtjes: riekspertimi do te kryhej nga tre shqiptarë. Me pare, Prokuroria kishte "kërkuar" për ekspertë të mundshëm shqiptare, por nga përgjigjet e institucioneve përkatëse, si Ministria e Drejtësisë, apo Ministria e Brendshme, mësuan se nuk ka të tillë. Megjithatë, gjykata caktoi tre persona te cikleve iu vesh rol i ekspertit për këqyrjen e videos. Mësohet se në këtë rast, mendimi i pakicës brenda trupës gjykuese ishte që të caktoheshin ekspertë ndërkombëtarë, pasi shqiptarët mund të paragjykoheshin. Megjithatë, gjyqi vijoi dhe tre të ashtuquajturit "shkencëtarë" nga mbrojtja, dhanë rezultatet përfundimtare, ku nuk sqaruan nëse në këtë regjistrim kishte apo jo ndërhyrje. Sipas tyre, kishte mundësi të madhe ndërhyrjeje. Ata nuk përcaktuan nëse filmimi ishte kryer nga ora-kamerë. Në fund, sërish me një vendim të ndërmjetëm, pas kërkesës së Prokurorisë për rrëzimin e ekspertimit dhe të mbrojtjes për pranimin e saj, gjykata vendosi sërish me vendim shumice 4 - 1 që ta pranojë këtë ekspertim. Më pas, seancat vijuan me pyetjen e dëshmitarëve, ku dëshmia kryesore ishte ajo e Dritan Priftit që pohoi se video ishte origjinale dhe nuk kishte asnjë ndërhyrje, ndërsa rikonfirmoi se kishte biseduar me Metën për afera të ndryshme. Pas 20 seancash gjyqësore dhe pyetjes se 2...

Share This Video


Download

  
Report form