Durrës, Basha protestë për largimin e Metës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Protesta e opozitës per dorëheqjen e kryetarit te kuvendit Ilir Meta është zhvendosur ne Durrës. Ne mesdite mbështetës te Partisë Demokratike janë tubuar ne qytetin bregdetar për te kërkuar largimin e Ilir metës, si rruga e vetme per një hetim te drejte e te pavarur te akuzave te ngritura nga deputeti Doshi.Lulzim Basha:Ata mund ta kontrollojnë hetimin e ta diktojnë atë, por nuk e fshehin dot të vërtetën. Kjo çështje nuk ka për t?u mbyllur. Ky skandal nuk është punë private e bandave e pushtetit të lidhur me to. Kjo është prova më e madhe për vendin dhe për shqiptarët.Ashtu si paraardhësi i tij edhe Basha ka folur për revolucion paqësor per te shpëtuar vendin nga kjo maxhorance.Lulzim Basha:Ju jeni në këmbë, shqiptarët janë në këmbë, revolta dhe zemërimi, mbjellë nga keqqeverisja e kësaj dyshe, e rritur nga shtimi i zullumit të kësaj dyshe, është në çdo vatër, dhe zgjidhja do të vijë nga revolta e drejtë dhe paqësore e shqiptare.Por protesta e opozitës nuk ka pasur ne fokus vetëm akuzat e ditëve te fundit dhe dekriminalizimin, por edhe situatën ekonomike te vendit.Vetëm një bashkim si ky i sotmi, do t?i presë udhën kësaj dyshe zullumi dhe skotës së tyre që i kanë zënë frymën shqiptarëve. Do ti presë udhën dyshes Rama Meta që prish shtëpitë dhe dyqanet e të pamundurve që mbajnë familjet me to, por lejojnë gradaçelën e mikut në rërën e plazhit, si simboli i korrupsionit këtu në Durrës. Dyshes Rama-Meta do t?ia presim rrugën. Dyshes që fut në burg të papunët, të varfrit, të vobektit që s?kanë mundësi të paguajnë faturat abuzive dhe lë zona të tëra në errësirë për muaj me radhë, si këtu në Durrës, por furnizon çdo ditë deputetin e tyre, debitor me 205 milionë lekë, sepse në krye ka një super të korruptuar si Çela i korrupsionit që e ka vendin në burg dhe jo në krye të OSHEE-së. Basha ka folur para qytetareve te Durrësit per nje oferte te re te Partisë Demokratike; me rritje pagash e pensionesh, me shtim te vendeve te punës e ulje te çmimit te energjisë.

Share This Video


Download

  
Report form