Berisha: Te mësojmë kinezçe - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 2

Ne kulmin e situatës se emergjencës ne vend, dhe kur një pjese e madhe e territorit ndodhet e izoluar nen dëbore, kryeministri i vendit Sali Berisha, ne mbledhjen e përjavshme te qeverise nuk ka thëne asnjë fjale për situatën, por ka vene theksin ne mësimin e gjuhës kineze. "Ligji i ri i arsimit parauniversitar parashikon mësimin e dy gjuhëve të huaja.
Është e domosdoshme që në sistemin tonë arsimor, në përqindje të caktuara, detyrimisht të jetë gjuhë e dytë dhe mësimi i gjuhës kineze". "Një mik i imi me tha se shqiptaret e flasin shume mire kinezçen, edhe pse unë personalisht di vetëm 2-3 fjale"është shprehur Berisha. Edhe me herët kryeministri ka deklaruar se krah gjuhës amtare, ne shkolla duhet te jete prioritet jo vetëm gjuha angleze, por edhe gjuha te tjera Kështu Ambasada Italiane qe ne vitin 2008 shpalli synimin për te përfshire gjuhen italiane te lista e provimeve me zgjedhje te maturës. Ndërsa ne fund te vitit te kaluar ministria e jashtme lançoi një nisme, sipas te cilës e gjithë administrata do te mësoje frëngjisht 2 here ne jave, gjate orarit te punës, leksione këto te detyruara. Te gjitha këto nisma dukshëm ndikohen nga varësia e financimeve apo mbështetjeve politike nga ambasadat e ndryshme ne Tirane. Mania e pushtetarëve me gjuhet e huaja ne Shqipëri daton vite me pare, kur ne kohen e komunizmit si pjese e marrëdhënie me ish-bashkimin sovjetik, mësimi i gjuhës ruse ishte prioritet. Kryeministri tha me tej se ligji i ri për sistemin parauniversitar është i dobishëm dhe ne kuadër te forcimit te arsimit pagat e mësuesve kanë shënuar rritje mbi 120%. Pas fjalës se Berishës ka reaguar kreu i PS-së, Edi Rama, i cili ndodhej ne zonat e Librazhdit për te ndihmuar zonat ne nevoje. Ne rrjetet sociale drejtuesi i opozitës beri ironi duke thëne se Shqipëria është në një situatë kritike, por Berisha thotë që shqiptarët duhet të mësojnë kinezçe. "Të mësojmë kinezçe për të shpëtuar! Shpikja e sotme e kryeministrit gjatë krehjes para televizioneve, teksa Shqipëria digjet nën dëborë", është shprehur Rama.

At the height of the emergency situation in the country, and when a large part of the territory is isolated under snow, the country's Prime Minister Sali Berisha, the weekly meeting of the government has not said any word about the situation, but has put emphasis on teaching Chinese language. "The new law provides university education learning two foreign languages.
It is imperative that our education system, in certain percentage, necessarily be a second language and Chinese language teaching ". "A friend of mine told me that Albanians kinezçen speak very well, although I personally know only 2-3 words," said Berisha. Even earlier the prime minister has declared that native side, in the schools should be a priority not only English but other languages ??so that the Italian Embassy in 2008 revealed a view to including the list of Italian elections Matura exams. While the end of last year's Foreign Ministry launched an initiative, under which t...

Share This Video


Download

  
Report form