"Thellimi i hetimeve për ngjarjet e "21 Janarit", me akuzat për kreun e Gardës se Republikës Ndrea Prendi si dhe tentativa e qeverise për te mbuluar përgjegjësitë për vrasjet ne Bulevard, kane goditur rende imazhin e qeverise Berisha." Kështu e ka përkufizuar, panoramën e tremujorit te fundit, raporti i Njësisë se Inteligjenca Ekonomike, një botim ky i prestigjiozes britanike "The Economist". Ne raport nënvizohet se qeveria është implikuar ne tentativën për te mbrojtur te akuzuarit e 21 janarit. "Reputacioni i qeverise mori një goditje te rende kur kreu i Gardës se Republikës u akuzua për vrasjen e një prej protestueseve te opozitës ne 21 Janar. Prokuroria prezantoi me pas edhe dy akuza te tjera për shoferin e tij, Margarit Kume dhe shefin e IT ne kryeministri Armando Kasaj, për fshirjen e materialeve te regjistruara nga kamerat. Zyra e Prokurorisë mori një raport te specializuar nga FBI për te shmangur çdo dyshim mbi njëanshmërinë e hetimeve, nga i cili rezultoi se nga arma e komandantit Prendi ka goditur 11 here. Këto akuza i kane dhënë një goditje te forte qeverise, pjesërisht për shkak te posteve te te akuzuarve dhe pjesërisht për shkak te përpjekjeve te dukshme brenda radhëve te qeverise për te mbuluar përgjegjësinë e vrasjeve." Raporti ndalet edhe ne zhvillimet politike e dhe sulmet e kryeministrit ndaj presidentit Bamir Topi, i cili me partine e tij te pritshme, vlerësohet si një rival i demokrateve. "Afrimi i zgjedhjeve presidenciale ka shtuar polemikat ne parlament. Diplomatet e huaj kane bere thirrje për një president konsensual, por kryeministri Sali Berisha ka lënë qarte te kuptoje qe emri i ardhshëm do te dale nga radhët e Partisë Demokratike, si ne rastin e Bamir Topit. Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka deklaruar se do te kërkojë interpretim ne gjykate nëse kreu i shtetit nuk gjen miratimin e shumicës parlamentare. Megjithatë, akuzat e mazhorances ndaj Bamir Topit janë shtuar kur ky i fundit ka deklaruar krijimin e një partie te re, e cila vlerësohet se do te joshe votues se qendrës se djathte ne zgjedhjet e 2013-ës." Me tej analiza për situatën politike ne Shqipëri ndalet edhe ne vendimin e drejtësisë për pafajësinë e Ilir Metës. Një vendim i tille, thuhet ne raport, vuri ne pikëpyetje integritetin dhe pavarësinë e gjyqësorit ne vend.
"Deepening the investigation of the events of" 21 January ", charges for the head of the Republic Ndre Prendi Guard and the government attempted to cover responsibility for the killings at Boulevard, have severely affected the image of the Berisha government." Thus has defined, panorama of the last quarter, the report of the Economic Intelligence Unit, a British prestigjiozes edition of "The Economist". The report noted that the government is implicated in the attempt to protect the defendant's January 21. "The government's reputation took a serious blow when the head of the Republican Guard was charged with the murder of one of opposition protesters on 21 January. The prosecution then presen...