Komuna Martanesh ne Bulqizë është një nder me te dëmtuarat nga situata e vështirë pas reshjeve te dëborës. Sipas bilanceve te komunës, numërohen me qindra kafshe te ngordhura dhe dhjetëra banesa te dëmtuara. Kryetari i komunës pohon se 2800 banoret janë lënë ne mëshirë te fatit pasi nuk u është dhënë asnjë ndihme nga shteti. Pavarësisht se shumica e komunave ne vend janë zhbllokuar, ende mbeten fshatra te thelle te izoluar. Ne qarkun e Korçës numërohen 19 te tille, ku është e pamundur te kalohet. Me e vështirë situata është ne fshatrat e komunave Dardhas ne Pogradec, Lekas e Vithkuq, ku trashësia e dëborës ka shkuar ne 3 metra. Problem janë 40 familje me rreth 250 banore ne fshatin Panarit te komunës Vithkuq. Edhe fshatrat e Tropojës mbeten ende te izoluara. Madje ne ato komuna ku rruga është hapur mund te arrihet deri ne qendër, por me tej kalimi është i pamundur.
Martanesh municipalities in Bulqiza is an honor to be disadvantaged by difficult situations after heavy snow. According to municipal balance sheets, counted hundreds of dead animals and dozens of damaged houses. The mayor claims that 2800 people have been left adrift as it was given no help from the state. Despite that most municipalities in the country are unblocked, remain deeply isolated villages. We counted 19 Korça so, where it is impossible to overcome. With difficult situations in the villages of the municipalities is Dardhas Pogradec, the Vithkuq Lekas??, where the thickness of the snow has gone to 3 meters. Problem are 40 families with about 250 inhabitants in the municipality Panarit Vithkuq village. Tropoja villages remain isolated. Even in those municipalities where the road is open we can reach the center, but further passage is impossible.