600 lejet e para te legalizimit për Tiranen kane marre tashme miratimin dhe brenda pak ditëve pritet te shkojnë ne duart e pronareve.
Ne një interviste për Vizion Plus drejtori i Aluiznit për kryeqytetin Kreshnik Bozho sqaron se këto dite do te nise printimi i lejeve qe kane marre edhe miratimin e këshillit te ministrave. Por nëse personat, qe kane ndërtuar pa leje, nuk paguajnë faturën financiare atyre do t`u bllokohet procesi. Bozho ka theksuar se banoret duhet te ndalojnë ndërtimet, pasi asnjë metër katror, nuk do t`u njihet përtej ditës, kur kane bere deklarimin. Por jo te gjithë do te marrin ne dore tapitë e shtëpisë, pasi procesi kalon ne te tjerë filtra kontrolli. Ne total ne Tirane ka 80 mije deklarime për legalizim banese