240 mijë kërkesa për legalizim - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-10-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria ka legalizuar 80 mijë objekte pa leje, por ka ende edhe 240 mijë kërkesa që presin një përgjigje. Sigurisht që jo të gjitha do të legalizohen, tha kreu i ALUIZNI-t në një seancë të thirrur nga Komisioni i Veprimtarive Prodhuese, por vitin e ardhshëm do të përfundojë njohja e pronësisë për të gjitha zonat informale. Artan Lame shpjegoi se tashmë sfida që mbetet e hapur është urbanizimi i këtyre zonave dhe njohja e pronësisë për objekte të cilat kanë problematikë të ndryshme. një prej rasteve më të shumta është ai i pallateve ku pronari ka marrë paratë dhe nuk ka më interes të nxjerrë tapitë e shtëpive. Opozita ka qënë e interesuar për shumë çështje që lidhen me procesin e legalizimeve, që nga tenderat e shumtë të kësaj agjencie për t?i dhënë shërbime privatit ku shtoi organikën me 300 punonjës, e deri te Artan Lame si aktivist i shoqërisë civile. Por ka qënë kreu i komisionit Eduart Shalsi që nuk ka lejuar përgjigjen për pyetje të tilla. Opozita ka kërkuar që të marrë një përgjigje me shkrim për këto pyetje.

Share This Video


Download

  
Report form