Librat e rinj - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 1

The Scarlet Letter" qe është shqipëruar si "Damka e Turpit" nga Amik Kasoruho është shkruar ne vitin 1850. Behet fjale për romanin e famshëm te shkrimtarit Nathaniel Hawthore, një mit i letërsisë amerikane, subjekti i te cilit është shndërruar shpesh edhe ne film. Kasoruho shprehet se historia e Ester Prinit, e cila lind një vajze pas një lidhjeje jashtëmartesore, e qe për tu ndjere e turpëruar duhet te mbaje veshur gjithmonë germën "A" si simbol i tradhtisë, është pikërisht kontrasti midis te kaluarës dhe te tashmes si dhe presioni i shoqërisë, ende një aktualitet edhe ne ditët e sotme. Robert Kuper, një nder diplomatet me te rëndësishëm te Evropës si dhe ndërmjetësues i dialogut Kosove- Serbi është sjelle me një nder studimet e tij me te vlerësuara ne fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.
"Shpërbërja e Kombeve" e prezantuar ne bashkëpunim me European Movemnet Albania, paraqet interpretimin radikal te Koperit për një rend të ri botëror që ka dalë nga mbeturinat e komunizmit. Ai përcakton se të gjitha shtetet sot në botë i përkasin një ndër tre ndarjeve: Shtete "Para moderne" ku mungojnë ligjet; Shtete "moderne" që janë mbrojtës të flaktë të sovranitetit të tyre; dhe shtete "post-moderne" që veprojnë në bazë të ligjit, transparencës dhe sigurisë të ndërsjellë. Amaneti i poetit te ndjere lezhjan Ndoc Gjetja ka marre forme ne ditën e lindjes se tij. Poezitë me te bukura te Gjetjes janë botuar ne një libër, bashke me te tjera poezi nga Rudolf Marku dhe Preç Zogaj. Nen titullin "Dhimbja nuk ka mëshire", libri është ndare ne tre pjese, homazh për dëshirën e Gjetjes, ku te tre autoret lezhjan te prezantoheshin ne një botim te vetëm. Mes librave te rinj te javës, vjen i përkthyer edhe romani i shkrimtares irlandeze Iris Murdok, "Deti, Deti". Romani, i botuar ne vitet '50, e beri mjaft te njohur autoren e cila u vlerua si shkrimtarja qe depërton brenda botes njerëzore dhe nxjerr problemet e saj. Po mes përkthimeve vjen një tjetër autor irlandez i letërsisë bashkëkohore, Kolum Mekken me "Zoli" historia e një ciganeje. Nga ana tjetër, këtë jave janë prezantuar ne stendën e librave te rinj edhe dy autore ballkanas. I pari është Tomislav Bilosmic, boshnjak me origjine shqiptare, me poezitë e tij nen titullin "Tigri", ndërsa tjetri është bullgari Georgi Gospodinov. Ky i fundit është shqipëruar me një nder rrëfimet e tij me te ribotuara nen titullin "Roman Natyral".

The Scarlet Letter "that is shqipëruar as the" mark of shame "by Amik Kasoruho was written in 1850. Comes to the famous novel of writer Nathaniel Hawthorn, a myth of American literature, whose subject is often turned into a movie. Kasoruho story of Esther says that crop, which gives birth to a girl after an extramarital relationship, and who felt ashamed to have to keep always wearing the letter "A" as a symbol of betrayal, is precisely the contrast between past and present and pressure of society, yet an actuality even today. Robert Cooper, an honor the most important diplomats of Europe as...

Share This Video


Download

  
Report form