Rikthehet sërish skandali i 10 viteve më parë i mbjelljes së pretenduar të hashashit në fshatin Dedaj të komunës Shkrel në Malësi të Madhe. Sot Gjykata e Shkodrës shpalli fajtorë 38 persona, mes të cilëve edhe Martin Pëllumbin me 7 vjet burg, në atë kohë kryetar i Komunës. Avokati mbrojtës i tyre, Mark Marku ka pohuar për Vizion Plus, se personat në fjalë janë dënuar nga 5 deri në 15 vjet burg, nën akuzën e kultivimit dhe shitjes së lëndëve dhe farërave narkotike, duke u trajtuar jo si individë por si një organizatë kriminale. Ndër të tjera gjykata i ka konsideruar bimët e prera si bime narkotike drogë dhe jo kërp industrial. E gjithë historia ka nisur në vitin 2000, kur policia e Shkodrës asgjësoi rreth 500 mijë rrënjë të kultivuara nga fermerët e Shkrelit, të cilët ishin te bindur se kishin mbjelle kërp industrial. Blerja e farës se bimëve ishte mbështetur nga shoqata britanike "Partneritet për zhvillim". Fermerët në atë kohë hodhën në gjyq policinë e Shkodrës për shkatërrimin e te mbjellave. Gjykata u dha atë drejte fshatareve dhe urdhëroi policinë te paguante dëmshpërblimin. Bimët u mbollën edhe në 2001, por u shkatërruan sërish nga policia. Çështja shkoi në gjykatë, ku policia u akuzua se kishte ngatërruar kërpin me hashashin, ndaj dhe duhet të paguante dëmshpërblimin prej 120 mijë dollarësh. Rezultatet e laboratorit në Tiranë, në atë kohë treguan se bimët ishin kërp industrial pra Kanabis sativa L dhe jo hashash apo Kanabis Sativa I, siç pretendoi policia. Nëpërmjet farës së kërpit industrial synohej të prodhohej një sërë produktesh si vaji kërpit, çaji, thasë me fije kërpi apo litarë. Por duket se gjithçka është përmbysur me vendimin e sotëm dhe kalvari gjyqësor pritet te vijoje nesër kur ne gjykate do te paraqiten me te njëjtën akuze edhe 50 fermerë te tjerë te komunës Shkrel dhe Kastrat.
Scandal is back 10 years ago the alleged planting of opium poppy in the village commune Dedaj Shkrel in Highland Kingdom. Shkodra Court today convicted 38 persons, among whom were Martin Pellumbi with 7 years in prison, at that time Mayor. Their defense lawyer, Mark Mark Vizion Plus has alleged that the persons concerned were punished by 5 to 15 years in prison, on charges of cultivation and sale of narcotic substances and seeds, being treated not as individuals but as a criminal organization . Among other things the court has considered the cut plants as narcotic drugs and not plant industrial hemp. The whole story started in 2000, when Shkoder police destroyed about 500 thousand roots Shkrel cultivated by farmers who were convinced they had planted industrial hemp. Buying seed plant was supported by the British Association "Partnership for Development". Farmers then threw in Shkodra police court for destruction of crops. The court gave it right peasants and ordered police to pay damages. Plants were planted in 2001, but was destroyed again by the police. The case went to court, where police were accused of having confused with hashish hemp, and the...