"Interkonjeksioni", dokumentet - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 2

Bllokimi i projektit për ndërtimin e linjës se interkonjuksionit, që lidh Shqipërinë dhe Kosovën, duket se ka qenë molle sherri edhe mes institucioneve shqiptare. "Vizion Plus" ka siguruar 2 letrat e plota, që Ministria e Ekonomisë në 12 dhjetor 2010 dhe ne 20 shkurt 2012 ka dërguar në drejtim të OST-se, ku i bën me dije shqetësimin permanent te KFW në lidhje me bllokimin e projektit ne fjalë. Bashkangjitur me këtë letër janë edhe ato te drejtorit te KFW, qe kërkon përshpejtimin e procedurave për fillimin sa më parë të ndërtimit te linjës se interkonjeksionit. Siç shihet, ne dy letrat, e para me firmën e zv/ministrit Sokol Dervishi dhe e dyta me firmën e ministrit te Ekonomisë Nasip Naco, Ministria është pozicionuar kundër bllokimit, duke theksuar se mosarritja e një zgjidhjeje përfundimtare mes palëve, mund te sjelle dëme te konsiderueshme si ne aspektin financiar dhe ne atë politik, ne raportet me një prej donatoreve me serioze siç është KFW, përfaqësuese e qeverise gjermane. Letra e fundit e Ministrisë se Ekonomisë mbyllet me alarmin për rrezikun e realizimit te këtij projekti vital për sektorin elektroenergjitik dhe për ekonominë shqiptare dhe atë kosovare. I kontaktuar nga Vizion Plus, drejtori i OST, Arben Ibro, nuk ka pranuar të shpjegohet lidhur me këtë çështje, duke pohuar vetëm se procesi është në vlerësim e sipër, ndaj për momentin ai nuk ka ndërmend te prononcohet. Por ky shqetësim i përsëritur që nga marsi i vitit 2011, është ngritur nga ministria e ekonomisë, pas letrave pa përgjigje, që vete banka gjermane KFW kishte nisur në mënyrë të përsëritur në drejtim të institucioneve shqiptare. Vizion Plus ka siguruar tre notat zyrtare te bankës gjermane, për te cilat është vënë në dijeni edhe kryeministri Sali Berisha. Ato datojnë në 5 dhjetor 2011, 7 shkurt 2012 dhe dy dite me pas, me 9 shkurt 2012. Drejtues të kësaj banke i cilësojnë të rregullta procedurat e tenderit, ku moren pjese disa kompani, e ku u shpallën te seleksionuara finaliste DALEKOVOD dhe ENERGO INVEST. Pas vleresimit nga komisioni I tenderit , fituese u shpall DALEKOVOD , dhe banka fiancuese KFW u shpreh se nuk kishte asnje kundershtim dhe e mbeshteste financiarisht projektin . Por kur dukej se gjithcka ishte future ne ulli, projekti I interkonjeksionit,u bllokua pa shkak , dhe ne te njejten kohe,kur në krye te OST-se u emerua drejtori I ri Arben IBRO, ish kreu i doganes se Durresit dhe I njohur si I afert me kryeministrin Berisha.Per opoziten ky projekt mbahet qëllimsht i bllokuar nga Berisha per të favorizuar kompanitë serbe të energjitike. Me ndërtimin e kësja linje. kosova behet e pavarur nga furnizimi me energji nga serbia dhe kompanite e ketij vendi, humbasin monopolin në këtë treg.

Blocking the project for construction of the line that interkonjuksionit, linking Albania and Kosovo, seems to have been the apple of discord between Albanian institutions. "Vision Plus" has secured two full papers for the Ministry of Economy on December 12, 2010 and February 20, 2...

Share This Video


Download

  
Report form