KLSH kontroll tenderit ne OST - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 1

Pas skandalit te bllokimit prej një viti te tenderit për linjën e interkonjeksionit Tirane-Prishtine, Kontrolli Larte i Shtetit ka mbërritur ne Operatorin e Sistemit te Transmetimit. Sipas kreut te KLSH, Bujar Leskaj, prej pak kohesh një grup kontrolloresh ka nisur verifikimet përkatëse mbi tenderin e financuar nga banka gjermane "KFW". Për zotin Leskaj kontrolli është ende ne fazën e pare dhe nuk ka rezultate përfundimtare. I pyetur lidhur me marrëdhëniet e KLSH me Prokurorinë e Përgjithshme, zoti Leskaj tha do te ketë një marrëveshje te re bashkëpunimi mes dy institucioneve. Këto deklarata, kreu i KLSH, Bujar Leskaj, i beri pas nënshkrimit një marrëveshjeve me 6 organizata te shoqërisë civile. OJF-te dhe KLSH do te bashkëpunojnë me qellim rritjen e luftës ndaj korrupsionit si dhe rritjen e transparencës se institucioneve publike.

After the scandal since the blockade of a tender for the interconnection line Tirana-Pristine, State Supreme Audit has arrived in the Transmission System Operator. According to the head of SSA, Bujar Leskaj, a recent group of controllers has launched the tender verifications funded by the German bank "KFW". For Mr. Leskaj control is still in its first phase and no conclusive results. Asked on SAI relations with the Prosecutor General, Mr. Leskaj said will have a new cooperation agreement between the two institutions. These statements, the head of the SAI, Bujar Leskaj, made ??after the signing of an agreement with six civil society organizations. NGOs and SSA will cooperate in order to increase the fight against corruption and increasing transparency in public institutions.

Share This Video


Download

  
Report form