"Bien" dëshmitarët e Tahirit - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 5

Gjykata e Tiranës ka zhvilluar seancën e radhës te procesit ndaj deputetit Saimir Tahiri, i paditur nga fëmijët e Kryeministrit, Argita dhe Shkëlzen Berisha. Deputeti socialist, pas përfundimit të seancës deklaroi se ky gjyq po kthehet në një farsë qesharake dhe se gjykata po bëhet instrument në dorën e pushtetit të Sali Berishës dhe fëmijëve të tij.
Deklarata e Tahirit erdhi pasi gjyqtari i çështjes ka rrezuar kërkesat e tij për prova, duke deklaruar ne seance se ka të pamundur te gjeje adresat e dëshmitareve. "Vendimi i parë qesharak dhe absurd ishte nxjerrja e mediave dhe bërja e gjyqit sekret. Në një rast të paprecedent në praktikën e gjykatave shqiptare dhe në shkelje të ligjit, gjyqtari mori vendim për të nxjerrë mediat jashtë dhe për të bërë gjyqin me dyer të mbyllura. Vendimi dytë akoma më absurd ishte hedhja poshtë e listës së provave të cilën i kërkova të administrohen gjatë shqyrtimit gjyqësor, për të më dhënë mua mundësi të provoj deklaratat e mia pse Argita dhe Shkëlzen Berisha bashkë me babain e tyre janë të korruptuar. Konkretisht, gjykata më tha se ajo vetë nuk mund t'i kërkojë institucioneve shqiptare as deklaratën e pasurisë së Shkëlzen dhe Argita Berishës, as Drejtorisë së Tatim-Taksave marrëdhënien financiare që kanë zyrat e tyre me shtetin shqiptar dhe taksat dhe tatimet që paguajnë, as të dhënat që kanë të bëjnë me procesin e Gërdecit dhe që sot administrohen në një proces tjetër gjyqësor e kështu me radhë". Më herët gjyqtari i çështjes ai vendosi që media të mos lejohet në seancën gjyqësore. Seancën e kanë ndjekur edhe deputetët socialistë Blendi Klosi, Besnik Baraj dhe Eduard Shalsi.

The District Court has developed the next session of the proceedings against the deputy Saimir Tahiri, sued by the children of the Prime Minister, Argita Shkelzen Berisha. Socialist deputy, after hearing stated that this trial is turning into a ridiculous farce and that the court is becoming an instrument in the hands of the government of Sali Berisha and his children.
Tahir statement came after the judge has pushed its demands for evidence, stating in the session that is impossible to find addresses of witnesses. "The first decision was ridiculous and absurd media drawing and making secret trial. In an unprecedented case in the practice of Albanian courts and in violation of law, the judge took the decision to bring the media out and make the closed-door trial. Second decision was even more absurd to reject the list of evidence which is sought to be administered during the trial, for giving me the opportunity to prove my statements though Argita Shkelzen Berisha along with their father are corrupt. Specifically, the court told me that she can not ask the Albanian institutions or statement of assets and Argita Shkelzen Berisha, nor the Department of Taxation financial relationship they have their offices with the Albanian state and paying taxes, nor data dealing with the process of Gerdec and administered today in another trial, and so on....

Share This Video


Download

  
Report form