http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për Partine Demokratike Ministri i Brendshëm nuk është vetëm i paafte, por edhe gënjeshtar e per këto arsye duhet te japë dorëheqjen. Numri 2 i demokrateve Arben Ristani ka akuzuar ministrin Tahiri se ka gënjyer per disa çështje te bujshme, si dhe ka mashtruar se ka anëtarësuar Shqipërinë ne EuropolArben Ristani thekson:Gënjeu publikisht kur tha se; ai, paska anëtarësuar Shqipërinë me të drejta të plota në Europol. Gënjeshtër me bisht, thotë populli. Anëtarë me të dreta të plota në Europol janë vetëm vendet anëtare të Bashkimit Euriopian. Kjo shkallë mashtrimi tregon se për Tahirin dhe qeverinë kjo është kthyer në normë, dhe ata janë tashmë tërësisht të pabesueshëm. Nëse i ka mbetur pak dinjitet, le ta nisë, duke mbajtur përgjegjësi për gënjeshtrën e Europolit. Të mbash përgjegjësi, do të thotë të japësh dorëheqjen. Partia Demokratike i kërkon ministrit ta mbajë dhe ta ushtrojë këtë përgjegjësi.Sipas demokrateve ministri Tahiri tentoi te mashtroje edhe për bilancin e krimeve e tritolitArben Ristani thekson:Gënjeu kur tha se Shqipëria është më e sigurte, kur siguri kanë vetëm kriminelët, dhe kur grabitjet, vjedhjet, rrëmbimet, po bëjnë kërdinë. Gënjeu kur tha se nuk ka lidhje me Emiliano Shullazin.Kjo nuk është hera e pare qe opozita sulmon ministrin Tahiri; pasi prej kohesh demokratet kane kritikuar rezultatet e dobëta sipas tyre te punës se Ministrit te Brendshëm