"Berisha donte te blinte 2 deputete" - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka akuzuar kryeministrin Berisha se ka tentuar te blejë dy deputete të forcës së tij politike ne mungese të votave për zgjedhjen e presidentit. Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar, mbajtur pas mbledhjes 2 oreshe te kryesisë së PS, lideri i opozitës, denoncoi këtë tentative, qe sipas tij, nuk është e para. Me një devijim te votave nga socialistet ne vitin 2007, kryeministri Sali Berisha zgjodhi Bamir Topin për president. 6 deputete të asaj kohe u përjashtuan nga grupi parlamentar i PS ndërsa Ben Blushi, nën cilësinë e kryetarit të grupit, dha dorëheqjen. Pas deklaratave te kryeministrit Berishë se do te mbështesë një president nga radhët e PD-së, Partia Socialiste është shprehur kundër këtij qëndrimi. Sipas Ramës, presidenti i ardhshëm duhet të jetë konsensual e në këtë fryme do të vazhdojnë dhe takimet e tij me partitë e tjera, përfshire dhe PD. Rama foli dhe për reformën parlamentare dhe atë zgjedhore. Specifikisht për këtë të fundit, të cilës i skadon afati të martën, kryesocialisti kërkoi kompromis për pikat e pambyllura, siç janë rikompozimi i KQZ, ankimimet dhe vërejtjet e ODHIR për identifikimin dhe numërimin elektronik. E rëndësishme për PS sipas Ramës, është të plotësohen mesazhet e përsëritura të ndërkombëtarëve.

Socialist Party leader Edi Rama, has accused Prime Minister Berisha has tried to buy two of his deputies political force in the absence of votes for electing the president. Speaking at parliamentary group meeting, held after the 2 hour meeting of the SP leadership, the opposition leader, denounced this attempt, which according to him, is not the first. With a diversion of votes from the Socialists in 2007, Prime Minister Sali Berisha Bamir Ball chose for president. 6 MPs of the time were excluded from the parliamentary group of PS and Ben Blushi, under the quality of the group chairman, resigned. Following statements by the premier that will support a president from among the Democratic Party, Socialist Party said against this approach. According to Rama, the next president should be consensual and in this spirit will continue and his meetings with other parties, including the PM. Rama spoke about the parliamentary and electoral reform. Specifically for the latter, whose term expires on Tuesday, urged compromise kryesocialisti Unscreened points, such as the CEC rikompozimi, complaints and observations of ODIHR for electronic identification and counting. Important for PS according to Rama, is to meet international repeated messages.

Share This Video


Download

  
Report form