"Serbia ka dore ne incidente" - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 2

"Protestat e mbajtura se fundmi nga shqiptarët ne Maqedoni i dërguan një mesazh të fuqishëm klasës politike, që të punojë për prioritete për te cilat është votuar." Ky është vlerësimi i analistëve politikë në vendin fqinj, Rexhail dhe Ardian Ramadani. Ata hedhin dyshime se Serbia ka dorë në ngjarjet dhe incidentet e fundit në Maqedoni. Sipas tyre, shqiptarët nuk kanë asgjë të përbashkët me dukurinë e 'pranverës arabe', sepse Maqedonia është shtet demokratik dhe politikanët zgjidhen nga vota e qytetarëve. Analistët shprehin keqardhje që partia shqiptare në qeveri, BDI, nuk ka kapacitet politik dhe ndërgjegje kombëtare që të kërkojë përgjegjësi nga kryeministri Gruevski për akuzat e pabazuara ndaj shqiptarëve. Megjithatë, analistët vlerësojnë se protestat e ditëve të fundit vijnë edhe si pasojë e mungesës së investimit në ndërtimin e mirëbesimit mes bashkësive etnike. Arrestimi i 20 shqiptarëve të dyshuar për terrorizëm mëngjesin e 1 majit solli një pështjellim të situatës në Maqedoni, duke shtuar numrin e incidenteve etnike.

"The protests held in the fall of the Albanians in Macedonia sent a powerful message political class, to work on priorities for which there is a vote." This is the assessment of political analysts in the neighboring country, and Ardian Ramadani Rexhail. They cast doubt that Serbia has up to recent events and incidents in Macedonia. According to them, did not have anything in common with the phenomenon of 'Arab Spring', because Macedonia is a democratic state and the politicians elected by the votes of citizens. Analysts express regret that the Albanian party in government, DUI, no political capacity and national consciousness to seek accountability from PM Gruevski to unfounded accusations against Albanians. However, analysts estimate that the recent protests come as the result of lack of investment in building trust between ethnic communities. The arrest of 20 Albanians suspected of terrorism morning of May 1 led to a confusion of the situation in Macedonia, adding the number of ethnic incidents.

Share This Video


Download

  
Report form