http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas tensioneve te javëve te fundit qe kulmuan me trenin serb qe tentoi te hynte ne terrorin kosovar, krerët e shtetit dhe qeverive te Kosovës e Serbisë takohen kete te marte ne Bruksel. Bisedimet janë thirrur nga shefja e politikes se Jashtme dhe sigurisë ne BE, Federica Mogherini, me synim qetësimin e situatës. Ajo do te prese fillimisht presidentin serb Nikoliç dhe kryeministrin Vuçiç, me pas presidentin Thaçi e kryeministrin kosovar Mustafa, ndërsa ma pas pritet nje takim i përbashkët. Kryeministri Mustafa beson se ky do te jete fillimi i fazës përfundimtare te dialogut, ku do te prezantohen edhe qëndrimet e Kosovës. Ne nje interviste per ?Europen e Lire?, Mustafa e ka bere te qarte se Prishtina do te kërkoje ndaljen e fletë-arresteve politike ndaj qytetarëve të Kosovës dhe zbardhjen e fatit të personave të pagjetur. Gjithashtu do te bisedohet edhe rreth zbatimit të marrëveshjeve të arritura. Ndërkaq, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se nga takimi i sotem pret qetësimin e situatës. Ai do te kërkoje nga Prishtina zyrtare, qe te mos dërgoje forca policore në veri te vendit, siç ndodhi ne rastin e trenit serb. Bisedimet e Brukselit jane kundërshtuar ashpër nga opozita ne Kosove, e cila kërkon ndërprerjen e dialogut.