Ne një kohe qe Instituti i Statistikave vijon te vonoje publikimin e treguesit kryesore, atë te rritjes ekonomike për 3-mujorin e pare, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka parashikuar një shifër prej 0.04%. Ky nivel është ndjeshëm me i ulet se tremujori i pare i vitit 2011, qe shënoi një rritje prej 4.8%. Ne raportin me te fundit te saj mbi ekonominë ne rajon dhe Evrope, BERZH argumenton se Shqipëria ka borxhin publik pranë kufirit te lejuar me ligj, çka do te thotë se qeveria nuk ka hapësira për manovra fiskale. Ish-ministri i Ekonomisë, Anastas Angjeli, e konsideron këtë parashikim si realist për disa arsye. Por duke iu referuar me tej raportit te BERZH, ky institucion parashikon se rritja vjetore do te jete 1.2% gjate këtij viti, për tu përshpejtuar me tej ne 2013-ën, ne 1.8%. Ky ngadalësim ekonomik, sipas BERZH, ka ardhur për shkak te krizës ne dy tregjet kyçe me Shqipërinë, si Italia dhe Greqia. Ndaj lidhjet e forta tregtare, investimet dhe remitancat qe ka Shqipëria me këto tregje do te frenojnë me tej rritjen. Viti 2012 është konsideruar nga ekspertet si me i vështiri për ekonominë shqiptare. Bizneset e prekura nga kriza ne rastin me te mire nuk zgjerojnë investimet, ndërsa ne rastin me te keq shkurtojnë vendet e punës. Ndërsa konsumatori është stepur nga shpenzimet për shkak te pasigurisë për te ardhmen.
In a time that the Institute of Statistics continues to delay publication of key indicators, the economic growth for the first 3-month period, the European Bank for Reconstruction and Development has forecast a figure of 0.04%. This level is significantly lower than the first quarter of 2011, which marked an increase of 4.8%. We report the latest on the economy in its region and Europe, EBRD argues that Albania near the border debt allowed by law, which means that the government has no room for fiscal maneuver. Former Economy Minister Anastas Angjeli, considers this as a realistic prediction for some reason. But referring to further report on the EBRD, the institution predicts that annual growth will be 1.2% during the year, to accelerate further in 2013-regent at 1.8%. This economic slowdown, according to the EBRD, has come about due to the crisis in two key markets of Albania, like Italy and Greece. Strong ties to trade, investment and remittances to Albania has with these markets will inhibit further growth. Year 2012 is considered by experts as the most difficult economy. Businesses affected by the crisis in the best case does not expand investment, while at worst cut jobs. While consumer spending is deter from due to the uncertainty about the future.