Aplikimi online për tenderët publikë nuk zgjidh plotësisht këtë problem. Sipas kreut te Bankës Botërore në Shqipëri, lufta kundër korrupsionit dhe përzgjedhja e saktë e biznesit që meriton të fitojë tenderin mbetet sfide për Shqipërinë. "Shqipëria ka bërë disa hapa përpara për pjesëmarrjen onlinë në tenderat publikë, por kjo nuk mbetet e vetmja zgjidhje për transparencën e procesit të tenderimit pasi ka edhe përjashtime të padrejta të një kompanie të caktuar dhe aplikimi online nuk eleminon korrupsionin" ka thënë Kseniya Lvovsky, drejtoreshe e Bankës Botërore për Shqipërinë. Nga ana tjetër ministri i inovacionit Genc Pollo njoftoi se brenda këtij viti aplikimet do të bëhen elektronike edhe për firmat që marrin pjesë në koncesione. Edhe pse disa vite më parë qeveria shqiptare realizoi formatin elektronik për pjesëmarrjen në tenderë, bizneset kanë shprehur shpesh ankesa në lidhje me vonesat e hapjes së tenderëve online dhe procedurave të paqarta që ofron agjencia e prokurimit elektronik.
Applying online for public tenders not fully solve this problem. According to the head of the World Bank, the fight against corruption and the exact business that deserves to win the tender remains a challenge for Albania. "Albania has made some steps forward for online participation in public tenders, but this remains the only solution to the transparency of the tendering process as unfair, there are exceptions to a certain company and online application does not eliminate corruption," said Kseniya Lvovsky, World Bank Director for Albania. On the other hand, Genc Pollo, Minister of Innovation announced that this year will be electronic applications for firms that participate in concessions. Although some years ago the Albanian government conducted electronic form for participation in tenders, businesses have often expressed complaints about delays opening of tenders online and vague procedures that offer e-procurement agency.