Kosova, probleme me zgjedhjet - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Kosova ka bërë hapa të mëdhenj prapa në procesin e fundit zgjedhor të mbajtur dhjetorin e vitit 2010. Organizata "Freedom House", në raportin më të fundit të publikuar sot për vendet në tranzicion, vlerëson se në zgjedhjet e fundit të përgjithshme në shtetin më të ri në Ballkan, është dëshmuar mungesa e besimit në sistemin politik nga ana e qytetarëve. "Zgjedhjet janë dëmtuar nga mashtrimet, ndërsa në komunat ku është rivotuar, ato janë bojkotuar nga qytetarët, gjë që ka dëshmuar mungesën e besimit në sistemin politik", thuhet në raport. Megjithatë, në këtë dokument nënvizohet se Kosova ka shënuar përmirësim në qeverisjen lokale, me krijimin e komunave të reja dhe me kushtet më të mira për ripranimin dhe integrimin e banorëve të kthyer në këto zona. Kjo, sipas raportit, ka luajtur rol të rëndësishëm në avancimin e bisedimeve me BE-në për liberalizimin e vizave. Sipas "Freedom House", përmirësim është shënuar edhe në pavarësinë e sistemit gjyqësor në Kosovë.

Kosovo has made ??strides behind in the last election held December 2010. Organization "Freedom House", the latest report published today in the transition countries, estimates that in the last general elections in the newest state in the Balkans, has proven lack of confidence in the political system by the citizens. "The elections were marred by fraud, while over elections in municipalities where they are boycotted by the citizens, which has demonstrated a lack of confidence in the political system," says the report. However, this document emphasizes that Kosovo has marked improvement in local government, with the creation of new and better conditions for the admission and integration of residents returning to these areas. This, according to the report, has played an important role in advancing the negotiations with the EU visa liberalization. Under the "Freedom House" is marked improvement in the independence of the judicial system in Kosovo.

Share This Video


Download

  
Report form